E mori rrjedha e ujit, gjendet pas 1 muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.02.2026, 12:02

Trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj është gjetur rreth 30 kilometra larg vendit të aksidentit në zonën e Urakës, pas 27 ditësh kërkime.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 10 janar, kur një automjet u aksidentua dhe përfundoi në përroin e fshatit Darsë, në Klos. Në mjet ndodheshin Jurgen Karaj dhe drejtuesi i automjetit, Andi Losha.

Sipas hetimeve, Losha ka arritur të dalë nga makina dhe të shpëtojë, ndërsa Karaj dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja pa njoftuar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 24-vjeçarin Andi Losha, i cili dyshohet se u largua nga vendi i aksidentit dhe nuk i ofroi ndihmë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit