Një 11-vjeçar italian u bë protagonist i një historie që rrëmbeu zemrat e të gjithëve!
Më 27 janar ai u detyrua të ecte 6 kilometra në borë dhe temperaturë të ulët, pasi shoferi i kërkoi biletën e rritur prej 10 eurosh ndërsa udhëtonte në Linjën 30 nga Cortina në Calalzo. Djali ishte i ftohtë dhe i lagur, por sot ka një fund të lumtur!
Ai luajti një rol kryesor në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Milano-Cortina, duke ngritur flamurin italian në stadiumin San Siro. Gjatë ceremonisë, 11-vjeçari qëndroi pranë sportistëve të famshëm të stafeta 4×10 të Torinos 2006, duke përshëndetur me buzëqeshje audiencën që ndiqte ngjarjen nga çdo cep i botës.
Nëna e tij tha se djali ishte “shumë i lumtur” për ftesën dhe mundësinë të jetë pjesë e këtij momenti historik. Sipas mediave italiane, familja e djalit ka bërë paqe me shoferin e autobusit, Salvatore Russotto, i cili kërkoi falje menjëherë.
Pas incidentit, autoritetet vendore hoqën tarifën prej 10 eurosh për banorët e zonës, duke shmangur situata të ngjashme në të ardhmen.