Banorët e qytetit të Vorës ankohen për mungesë hapësirash parkimi në pallatet e tyre. Një banor i pallatit ku parkojnë automjetet e familjarëve thotë se persona që nuk jetojnë aty përdorin parkimin për të bërë biznes, duke zënë nga 3-4 vende secili dhe duke e bërë të vështirë parkimin për banorët e vërtetë. Ai thekson se hapësirat janë të copëtuara dhe jo funksionale, duke bërë që familjarët që vijnë nga puna të mos gjejnë ku të parkojnë.
Banori i bën thirrje Bashkisë së Vorës me kryetar Blerim Sherën, që të ndërhyjë dhe të marrë masa për të liruar hapësirat e parkimit dhe për të garantuar që vendet të përdoren nga ata që jetojnë në pallat. Ai pyet gjithashtu pse duhet të marrin gjoba në rrugë, duke pasur parkimin e pallatit të tyre të bllokuar nga persona të tjerë.
"Përshëndetje JOQ! Jam një banor i qytetit të Vorës dhe kam një ankesë për Bashkinë e Vorës, sepse në parkimin e pallatit tonë njerëz që sjetojnë fare këtu bëjnë biznes nga hiçi, pa asnjë të drejtë, dhe na zënë nga 3-4 vende parkimi. Pak se na e kanë lënë parkimin si Kabul copë- copë, po na zënë edhe vendet. Jemi familjarë, vijmë nga puna dhe s’ka ku të parkojmë. Pse të marrim gjoba në rrugë, duke pas parkimin e pallatit?I bëj thirrje Bashkisë së Vorës të marrë masa, të lirojnë hapësirat. Faleminderit!"-shkruan banori.