Një banore e Vilës L2 në zonën e Astirit ka bërë një denoncim për gjendjen e rëndë të mbeturinave në lagjen e saj.
Ajo thotë se situata “sa vjen dhe bëhet më keq” pask hapësira përpara pallatit është kthyer në një “kazan plehrash”, me mbeturina të hedhura nga të gjitha anët.
Banorja shpreh shqetësimin më të madh për fëmijët, duke theksuar se rreziku të sëmuren është i lartë pasi kanë frikë t’i nxjerrin jashtë pallatit.
Ajo thotë se situata nuk është e përkohshme, por një problem që po përsëritet vazhdimisht, duke ndikuar negativisht në jetën e përditshme të familjeve dhe higjienën e përgjithshme të zonës. Ajo kërkon nga autoritetet lokale të ndërmarrin veprime të menjëhershme, si pastrimi i zonës, vendosja e kontenierëve të mjaftueshëm dhe një plan të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave.
Situata e mbeturinave në Astir ka qenë një shqetësim i përsëritur për banorët, të cilët kërkojnë më shumë vëmendje dhe përgjegjësi nga bashkia për të ruajtur ambientin dhe sigurinë në zonë.