Rruga e fshatit Gjuras si në mesjetë, Festimja shkon vetëm për vota

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.02.2026, 10:30

Banori i fshatit Gjuras në Komunën Bulqizë denoncon gjendjen e rëndë të rrugës lokale si në mesjetë. Ai i bën thirrje kryetares së bashkisë, Festime Mjeshtri, që të ndërmarrë masa sa më parë, pasi rruga e pa kalueshme po krijon probleme dhe rrezikon sigurinë e banorëve. Banori shprehet se bashkia dhe kryetari i komunës nuk kanë hedhur asnjë kamion zhavorr për mirëmbajtjen e saj.

Sipas denoncimit të tij, bashkia Bulqizë shfaq aktivitet vetëm gjatë periudhave të votimeve, duke kërkuar vota, por duke lënë pa zgjidhur problemet reale të fshatit. Banori i bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë urgjentisht për të përmirësuar rrugën dhe për të siguruar qarkullimin e sigurt për banorët e zonës.

"Përshëndetje, JOQ! Të lutem, postoje këtë video këtu në Shupenzë, Komuna Bulqizë! Siç shihet rruga është skandal. Ke frikë të kesh një hall dhe një problem, sepse rruga është si në mesjetë. Kryetari i komunës nuk hedh një kamion zhavorr në fshatin Gjuras. Bashkia Bulqizë me kryetare Festime Mjeshtrin vjen vetëm kur janë votimet, kërkojnë ndonjë votë, por nuk bëjnë asgjë për fshatin. I them Festimes, sa më parë të marr masa", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit