Rama s’e mbajti premtimin: Punonjësit e Policisë, OSHEE-së dhe zjarrfikësit ende pa rritje rrogash

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.02.2026, 09:46

Ditën e djeshme JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një mësuesi i cili shprehu zhgënjimin ndaj qeverisë për mosmbajtjen e premtimeve lidhur me rritjen e pagave në arsim.

Ai tregoi se u rikthye në Shqipëri me shpresën se vitet e studimit dhe eksperienca nuk do të shkonin dëm, por në fakt realiteti është i trishtë dhe me qindra probleme.

Duke marrë shkas nga ky denoncim, dhjetëra denoncime të tjera kanë mbërritur punonjës të tjerë nga disa prej sektorëve më të rëndësishëm publik.

Efektivët e Policisë, punonjësit e OSHEE dhe zjarrfikësit thonë se premtimet e bëra nga qeveria për rritje pagash nuk janë zbatuar, pavarësisht deklaratave publike për hyrjen në fuqi që nga 1 janari.

Një punonjës i OSHEE-së shprehet se u ishte premtuar një rritje page rreth 75 mijë lekë pas vitit të ri, por në llogaritë e tyre paga vijon të jetë e pandryshuar. Të njëjtin shqetësim ngrejnë edhe efektivë të shërbimit zjarrfikës, të cilët deklarojnë se premtimi për shtesë page dhe barazim me Forcat e Armatosura nuk është realizuar.

Po ashtu, punonjës të Policisë së Shtetit, mësues dhe punonjës të policisë së burgjeve raportojnë se nuk kanë përfituar as rritje page dhe as indeksimin 2.5%, i premtuar për janarin e vitit 2026.

Punonjësit kërkojnë transparencë dhe mbajtje të premtimeve, duke theksuar se rritja e kostos së jetesës e bën të pamundur përballimin e shpenzimeve me pagat aktuale.

Denoncimi 1:

Pershendje! 1 premtim I mbajtur nga qeveria shqiptare ( kryeministri ) Per rrije pagash nga 1 janari.. Si per ne te oshee qe do kishte rritet prej 75milkesh ,gjithashtu edhe per profesionet e tjera qe premtoj. Me ne fund asnje ne llogari. Paga vazhton t jet e njer..

Denoncimi 2:

Pershendetje jam efektiiv i sherbimit zjarrfikes zoti Edi Rama kishte ber premtimin per shtimin e rrogave dhe do ta bej pjesen e pagave si te FA por ishte i rrem ju lutem anonim

Denoncimi 3:

Pershendetje, jo vetem mesuesit por dhe policia nuk perfitoj rritje page dhe as indeksim 2,5 % sipas premtimit per ne janar te 2026 Dhe e dini ju anonim

Denoncimi 4:

JOQ beni nje postim per ne zjarrfiksat se na kan len ne meshir te fatit..na than per rritje rrogash edhe se ka ven njeri ujin ne zjarr fare. Faleminderit

Denoncimi 5:

Pershendetje Joq, As policia e burgjeve s ka marre asgje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit