Tentoi të grabiste Postën dhe marketin, shkodrani skifter fshihet në tavan

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.02.2026, 09:55

Një tjetër rast tentativash për vjedhje me dhunë është shënuar në Shkodër, duke nxjerrë në pah shqetësimin për përdorimin e armëve të ftohta në krime të tilla.

Mikel Mhilli, 24 vjeç, nga fshati Guci e Re, dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka tentuar të grabisë para në filialin e Postës Shqiptare në lagjen “Vasil Shanto”, nën kërcënimin e një thike. Pas dështimit, ai ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur. Për t’u shmangur nga organet e ndjekjes, ai u fsheh në tavanin e banesës së tij.

Pak minuta më vonë, 24-vjeçari dyshohet se ka tentuar një tjetër grabitje me dhunë në një market në lagjen “Fahri Ramadani”, sërish duke kërcënuar me mjet prerës. Gjatë largimit, në lagjen “Skënderbeg”, ai dyshohet se ka vjedhur edhe një biçikletë tjetër, duke vijuar zinxhirin e veprimeve kriminale brenda një kohe të shkurtër.

Ngjarjet rikthejnë në vëmendje problemin e grabitjeve të dhunshme dhe qarkullimit të armëve të ftohta, veçanërisht në zonat urbane. Materialet për rastin janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale që lidhen me vjedhjen me dhunë, tentativën për grabitje dhe mbajtjen pa leje të armëve të ftohta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit