“Lezbikja shqiptare në TikTok tregon si të shmangen kontrollet e imigracionit në Britani”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.02.2026, 09:21

Prestigjiozja britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull shqiptarëve që kalojnë kufirin dhe punojnë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke raportuar se disa prej tyre po përdorin TikTok-un për t’u treguar punëtorëve të paligjshëm se si të pengojnë bastisjet e Ministrisë së Brendshme ndaj bizneseve. Sipas shkrimit, në rrjetet sociale shpërndahen këshilla që u kërkojnë emigrantëve të refuzojnë t’u përgjigjen pyetjeve, të filmojnë oficerët e imigracionit dhe t’i sfidojnë ata gjatë kontrolleve.

Në artikull përmendet edhe lezbikja Edlira Meshau, 44 vjeçe, një shqiptare që ka fituar shtetësinë britanike dhe është e njohur në TikTok me llogarinë “Është Mbreti Lira”. Ajo ka publikuar video me “udhëzime” për emigrantët e paligjshëm, duke i paralajmëruar për shtimin e bastisjeve dhe duke i krahasuar veprimet e autoriteteve britanike me ato të agjentëve të ICE në SHBA. Meshau ofron gjithashtu kontakte për organizata që mbështesin migrantët e ndaluar.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme britanike, gjatë vitit 2025 janë kryer 12,800 bastisje, një rritje prej 58% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa mbi 9,000 punëtorë të paligjshëm janë arrestuar dhe 1,087 persona janë dëbuar. “The Telegraph” raporton se restorantet, lokalet e ushqimit dhe kafenetë mbeten shkelësit kryesorë për punësimin e emigrantëve pa dokumente, ndërkohë që autoritetet synojnë të godasin “faktorët tërheqës” që nxisin emigracionin e paligjshëm drejt Britanisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit