Burgim i përjetshëm për dy anglezë që vranë shqiptarin Indrit Mustafaj gjatë grabitjes

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.02.2026, 08:54

Dy shtetas britanikë janë dënuar me burgim të përjetshëm pas një grabitjeje të dhunshme që përfundoi me vrasjen e shqiptarit Indrit Mustafaj, 26 vjeç. Michael Mulvana, 32 vjeç, dhe Jobie Tyers, 28 vjeç, nga Jorku, hynë me forcë në një apartament ku plagosën rëndë një grua dhe sulmuan për vdekje Mustafajn, i cili ndodhej me të.

Sipas BBC, viktima tentoi të fshihej në një cep të dhomës, por autorët e goditën me hanxhar, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa gjykata i cilësoi veprimet e dy të pandehurve si jashtëzakonisht të dhunshme dhe të qëllimshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit