Një situatë e rrezikshme po ndodh në aksin Durrës-Tiranë, pranë urës afër karburant G.Oil, ku një gropë gjigande është hapur në mes të rrugës, duke u bërë burim aksidentesh dhe duke çarë gomat e makinave.
Sipas pamjeve të mbërritura në redaksi, tre makina kanë carë gomat dhe kanë mbetur të bllokuara në rrugë për orë të tëra, duke u bërë burim aksidenti.
Ky incident vjen pas disa ngjarjeve të ngjashme në aksin Durrës-Tiranë, ku mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve ka shkaktuar dëmtime të automjeteve dhe rrezik për jetën e qytetarëve.
Qytetarët kërkojnë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ndërhyrje urgjente, duke vendosur sinjalistikë, ndriçim dhe riparime të menjëhershme, për të garantuar sigurinë e përdoruesve të këtij aksi të rëndësishëm.
JOQ Albania u bën thirrje shoferëve të tregojnë kujdes në përdorimin e ktij aksi derisa autoritetet përgjegjëse të “zgjohen” nga gjumi dhe ta rregullojnë.