“Ura poshtë impiantit të ujërave të zeza ngushtoi kanalin, Himara përmbytet nga reshjet”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.02.2026, 21:13

Reshjet e forta të ditës së sotme shkaktuan përmbytje në Himarë, pasi përroi që kalon pranë qendrës së qytetit u mbush brenda pak minutash. Banesat pranë shtratit të përroit u përfshinë nga uji, kryesisht në katet e para, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në orenditë shtëpiake.

Banorët e zonës akuzojnë bashkinë për menaxhim të keq të situatës, duke theksuar se përmbytjet ishin të parashikueshme. Ata theksojnë se ndërtimi i urës poshtë impiantit të ujërave të zeza, nga firma zbatuese e projektit, ka ngushtuar kanalin kryesor shkarkues, duke e bërë qytetin të pambrojtur ndaj reshjeve të mëdha.

Banorët paralajmërojnë se pa zgjidhje afatgjata në menaxhimin e përroit dhe kanaleve, Himara rrezikon përmbytje, duke shkaktuar dëme të vazhdueshme materiale dhe rrezik për jetën e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit