Banorët e zonës së Tapizës prej disa kohësh po përballen me një problem seioz me rrjetin elektrik pasi disa tela janë këputur dhe kanë rënë në tokë.
Ata shprehen se zona ka qenë dy muaj pa drita, ndërsa kur ekipi i OSHEE shkoi për riparim, situata u përkeqësua dhe telat morën flakë përsëri, duke rrezikuar jetën e banorëve.
Ata thonë se përveç faktit që janë pa energji elektrike, tani rrezikojnë edhe jetën dhe pajisjet elektroshtëpiake po u digjen një nga një.
Qytetarë të tjerë shtojnë se dispeceria nuk jep asnjë përgjigje për situatën e rrezikshme, ndërsa mungesa e energjisë elektrike vazhdon prej ditësh. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shmangur incidente të mundshme dhe për të rikthyer energjinë në zonë.
Denoncimi 1:
Ka nje jave tela e rene per toke ne tapize Tek e njejta zone ku ishim dy muaj pa drita ,erdhen e ngecen dhe sot mori flak prap . Nuk i ben pershtypje njeriu qe ai teli qe bie cdo jav mund te na bie be kok , pervec faktit qe pa drita tani rrezikojm dhe jeten .
Denoncimi 2:
Si je , Gjendja e dritave n Tapizee , kan nje jave a me shume ne mase dhe telat pertoke Dispeceria nuk pergjigjet fare