Tentativë grabitjeje pranë postës në Shkodër, policia në kërkim të autorit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.02.2026, 20:11

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur pasditen e së premtes filialin e Postës Shqiptare në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Vasil Shanto”.

Sipas njoftimit të policisë, një person ende i paidentifikuar ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash brenda ambienteve të postës, por nuk ka arritur të realizojë vjedhjen. Gjatë largimit, autori ka thyer xhamin e sportelit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kontrollet në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

“Në lagjen ‘Vasil Shanto’, një shtetas i paidentifikuar është futur brenda filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë monetare. Gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit. Shërbimet e Policisë janë në terren dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij,” njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit