“Hekurat e tendës po kërcënojnë jetën e qytetarëve, Bashkia Vlorë nuk ndërhyn!”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.02.2026, 19:43

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë të rrezikshme në një pallat pranë zonës së Aleksandrisë në Vlorë. Sipas tij, një tendë në katin e 7 të pallatit është këputur dhe hekurat mund të bien në çdo moment, duke rrezikuar seriozisht jetën e kalimtarëve dhe banorëve.

Qytetari tregon se ka provuar disa herë të kontaktojë institucionet përgjegjëse, por pa sukses. Sipas tyre, pronarët e banesës ndodhen jashtë vendit dhe nuk mund të ndërhyjnë, duke lënë banorët të vetëm përballë rrezikut.

Edhe pse zjarrfikësit ndodhen afër, ai thotë se nuk po ndërhyhet për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm.

Ai kërkon ndërhyrje urgjente nga Bashkia Vlorë, që të merren masa për largimin e hekurave të rrezikshme nga ballkoni dhe për të shmangur një tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit