Bllokohet rruga në Zall-Bastar, administratori s’lë banorët ta hapin privatisht me fadroma

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.02.2026, 18:52

Një qytetar nga Zall-Bastari i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar bllokimin e rrugës në këtë zonë nga rrëshqitja e dherave dhe mungesën e reagimit nga autoritetet lokale.

Ai thotë se në rrugë kanë mbetur makina me familjarë, fëmijë e të sëmurë, por për administratorin njësisë Zall-Bastar, Hamza Sita, kjo nuk përbën asnjë problem pasi deri tani nuk ka marrë asnjë masë për zgjidhjen e situatës.

Qytetari shprehet se, për shkak të emergjencës dhe pranisë së familjeve, banorët kanë marrë një fadromë private për të hapur rrugën, por janë penguar nga administratori i njësisë, i cili nuk ka lejuar ndërhyrjen private.

Sipas qytetarit, Sita i ka lënë banorët të izoluar dhe pa zgjidhje pasi rrugën s’duhet ta hapin privatisht.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për hapjen e rrugës dhe garantimin e sigurisë së tyre.

Mesazhi i qytetarit:

“Pershendetje Joq, eshte bllokuar rruga ne ZallBastar dhe Administratori i njesise zall-bastar hamza sita nuk na shperfill. Morem fadroma private me hapur rrugen se jemi me familje me femije e te semure dhe hamza sita nuk lejoj qe rruga te hapet privatisht, thote nuk me plas fare rrini aty

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit