Një tragjedi e rëndë ka tronditur Italinë dhe Shqipërinë pasi një familje shqiptare humbi jetën si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga një kaldajë gazi në qytetin Porcari, në Provincën e Luccës.
Ngjarja fatale ndodhi në banesën e tyre, duke shkaktuar humbjen e menjëhershme të katër anëtarëve të familjes Kola, Arti Kola, Jonida Kola, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola.
Pas kësaj fatkeqësie të rëndë, Durim Kola, vëllai i kryefamiljarit, ka hapur një GoFundMe me qëllim mbledhjen e fondeve për përballimin e shpenzimeve të funeralit dhe transportin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore.
Familjarët falënderojnë të gjithë ata që po tregojnë solidaritet dhe mbështetje në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë.
Mesazhi i vëllait:
Unë jam Durim Kola. Jam duke mbledhur fonde për humbjen e familjes së vëllait tim, të cilët humbën jetën si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga kaldaja e gazit në Porcari, në Provincën e Luccës. Fondet do të përdoren për shpenzimet e funeralit dhe për transportin e trupave në SHQIPËRI, ku do të zhvillohen edhe ceremonitë mortore. Pjesa e mbetur e fondeve do të shërbejë për të ndihmuar familjet e tyre.