Pak minuta reshje shiu kanë mjaftuar që qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth të përmbyten duke shkaktuar probleme në qarkullim dhe jo vetëm.
Qytetarë nga zona të ndryshme të Shkodrës kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me përmbytjet e shpeshta dhe mungesën e investimeve në infrastrukturë, sidomos pas reshjeve të shiut.
Një banor nga fshati Bleranë–Bardhaj ka dërguar pamje filmike duke treguar gjendjen e rënduar të zonës dhe theksuar se fshati është lënë në harresë totale. Sipas tij, mungesa e ndërhyrjeve nga institucionet rrezikon që zona të përmbytet, ndërsa u bën thirrje autoriteteve lokale dhe qendrore të reagojnë sa më parë.
Ndërkohë, qytetarë të tjerë denoncojnë situatën në qendrën e qytetit, ku edhe një orë shi mjafton për të shkaktuar bllokime dhe përmbytje në rrugë. Ata fajësojnë mosmirëmbajtjen dhe pastrimin e kanalizimeve rrugore, duke e cilësuar situatën si të turpshme për një qytet si Shkodra.
Sipas tyre, institucionet tregojnë më shumë interes për çështje të tjera, ndërsa problemet bazë të infrastrukturës urbane mbeten të pazgjidhura, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe zgjidhje konkrete, për të shmangur përkeqësimin e situatës me përmbytjet në ditët në vijim.
Denoncimi 1:
Pershendetje JOQ te dergoj 1 vidio nga fshat bleran bardhaj qe e kan len ne harres edhe sven dor edi rama as benet beci ju baj thirrje te kujtohen per ket vend e ti bien mrapa para se te permbytemi edhe ne
Denoncimi 2:
Shkodra si gjithmon nje or shi e shikoni qar behet nga mos pastrimet e kanalizimve rrugore Spse kjo parti ka me hall te marri pronat e njerzve tju qoj skavatorat tek dera shpis per tju shemb shpiat se sa te shikoj pusetat e qytetit se esht turp ti tregosh kuj se ku jetojm