Më 6 shkurt 2025 publikuam një investigim që nxirrte në dritë shifrat tronditëse të transaksioneve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), nën drejtimin e Gentian Gjyli, ndaj kompanive kontraktore të lidhura me projektet më të mëdha infrastrukturore në vend. Sot, më 6 shkurt 2026, këto të dhëna rikujtohen për të kuptuar përmasën reale të shpërndarjes së parave publike dhe përqendrimin e tyre në një grusht kompanish të njëjta, të cilat prej vitesh dominojnë tenderat rrugorë. Vetëm për 3 javët e para të janarit 2025, ARRSH disbursoi nga Buxheti i Shtetit mbi 167 miliardë lekë, shuma që përfunduan kryesisht tek kontraktorë të lidhur me projektet e Unazës së Jashtme të Tiranës, zgjerimin e akseve kombëtare dhe mirëmbajtjen me performancë.
Gjoka Konstruksion – Rrok Gjoka: 8.9 mld lekë (Unazë Jashtme Loti 6: 4.3+1.8, Fier–Patos–Fratar: 2.2, Cerenec–Peshkopi: 1.4+1)
ALB STAR – Sadik & Idajet Ismailaj: 10.1 mld (Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri + urat mbi lumin Tiranë: 1.3+4.5+4.3)
GECI – Ram Geci: 4.8 mld (Porto Romano–Durrës, Loti 3: 1+1.1+1.3+1.4)
A.N.K – Agim & Ndue Kola: 12.7 mld (Elbasan–Qafë Thanë: 1.4+1.7+1.2+1.1+1.5+2.4, Korçë–Ersekë Loti 2: 3.4)
MC Networking – Endri Meksi: 4.1 mld (Qendra Monitorimi Trafikut 200 km, faza 1, 2024)
ALB-BUILDING – Pëllumb Beta & Odhise Bresha: 10.5 mld (Mbikalimi TEG + Elbasan–Qafë Thanë: 2.2+2.3+6)
GPG Company – Paqsor Buzi: 6.7 mld (Unazë Jashtme Loti 5: 1+1.5+3.2, Berat–Ballaban Loti 1: 1.1)
4 AM – Bashkim Ulaj: 8.6 mld (Sheshi Shqiponja–Bulevardi Loti 2: 2.8+1.4+2.1, Elbasan–Qafë Thanë Faza II: 2.3)
GENER 2 – Bashkim Ulaj: 2.6 mld (Kardhiq–Delvinë, 2024–2025)
2T – Artan Sako & Dritan Troksi: 15.8 mld (Unazë Jashtme Loti 7: 2.7+6.6, Elbasan–Qafë Thanë Faza III: 1.6+2.6+2.3)
Salillari – Pëllumb Salillari: 11.1 mld (Sheshi Shqiponja–Lumi Tiranës: 3.3+3.1, Milot–Morinë + Aeroport Kukës: 1.3+1.2, kontrata D mirëmbajtje: 2.2)
RS&M – Nikolla Çaçi: 1.3 mld (sinjalistika horizontale, vertikale, pajisje sigurie, Loti 2, 2024)
ANTE Group – Dhjus Bushaj: 3.6 mld (Shkalla Tujanit: 1.4+2.2, 2024–2025)
Një vit pas publikimit të këtij investigimi, ministrja Belinda Balluku dhe ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, janë nën hetim nga SPAK, duke e bërë edhe më të rëndësishëm rikujtimin e këtyre shifrave dhe emrave, si pjesë e transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut.