Arrestimi i ish-shefes së kabinetit të Ramosajt, Kuçi: Në AAK s’ka mbetë as edhe një pikë idealizmi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.02.2026, 15:52

Asamblistja e PSD-së në Kuvendin Komunal të Deçanit, Natyra Kuçi, ka reaguar për arrestimin shefes së kabinetit të kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, për dyshime të manipulimeve me vota.

Kuçi ka thënë se Ramosaj e kishte shpërblyer Manjolla Shalën me pozitën e aksionares në kompaninë “Higjiena”.

“Manjolla Shala, ish-shefja e kabinetit të kryetarit Ramosaj, tash e shpërblyer si aksionare në „Higjiena“, qenka arrestuar për manipulim votash. Vjedhja e Manjollës për AAK-në tregon se në atë subjekt nuk ka ngelur as edhe një pikë idealizmi. Kur nuk ke kauzë, qëllim në vete bëhet pushteti”, ka shkruar ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit