23-vjeç, në betejë për jetën, Fatlumja ka nevojë për ne

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.02.2026, 14:33

Linku i GOFUNDME

Fatlume Shala është vetëm 23 vjeçe, por jeta e saj është tashmë një betejë e vazhdueshme. Çdo ditë që kalon, çdo minutë, është një sfidë për mbijetesë. Sëmundja e mëlçisë ka ardhur në një pikë kritike dhe transplantimi është i vetmi shans për ta shpëtuar atë.

Nëna e saj ka ofruar tashmë të jetë dhuruese e mëlçisë, një akt i jashtëzakonshëm dashurie dhe sakrifice. Por kostoja e operacionit në një spital privat në Turqi është 55.000 euro, një shumë që familja nuk ka mundësi ta përballojë. Një shifër që duket e paarritshme, por çdo ndihmë, sa e vogël qofshin, ka vlerë të jashtëzakonshme.

Fatlumja nuk ka kohë për të humbur. Ajo ka nevojë për ndihmën e të gjithëve ne që mund të bëjnë diferencën midis jetës dhe humbjes. Edhe një donacion i vogël, edhe një shpërndarje e thjeshtë e këtij apeli, mund të sjellë shpresën që Falume ka kaq shumë nevojë.

Jeta e një vajze 23-vjeçare nuk duhet të varet nga fatkeqësia apo mungesa e mundësive financiare. Sot, ajo ka nevojë për secilin prej nesh, për një dorë që të ndihmojë, për një zemër që të ndiejë dhimbjen dhe shpresën njëkohësisht.

Të dhënat për donacion:

  • Banka: TEB Sh.A. – Kosovë
  • Emri i përfitueses: Mirvete Krasniqi
  • IBAN: XK05 2023 0001 8987 78 13
  • SWIFT/BIC: TEBKXKPR

Fatlumja ka nevojë për ne tani. Nuk është vetëm një apel, është mundësia për të dhënë shpresë dhe për të shpëtuar një jetë. Secili prej nesh mund të bëhet pjesë e kësaj beteje, sepse jeta e saj nuk duhet të mbyllet kaq herët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit