Kamioni përplaset me makinën në rrugën e Arbrit, mjeti i ndarë më dysh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.02.2026, 12:42

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, ku një kamion është përplasur me një makinë. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të dukshme në automjet, i cili ka rezultuar i ndarë më dysh.

Për momentin nuk dihet numri i personave që udhëtonin në automjetet e aksidentuara dhe paraprakisht infromohet se dy persona janë plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të evituar bllokimin e trafikut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit