Qytetarët denoncojnë rrezikun e krijuar nga plasja e ujit në tunelin e Skërficës.
“Përshëndetje JOQ! Mund ta postoni, ju lutem? Te tuneli i Skërficës ka plasur uji. E di, Bela, nga del ky ujë?” shkruan një qytetar i shqetësuar, duke treguar indiferencën e autoriteteve ndaj problemeve reale të qytetarëve.
Tuneli i Skërficës i ndërtuar nga kompania “Gjoka” e Rrok Gjokës e cila ka fituar kontratën prej rreth 20 milionë eurosh siç duket i kanë plasur ujërat teksa firma në fjalë nuk ka marrë asnjë masë. As ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku nuk ka reaguar lidhur me situatën.
Banorët kritikojnë mënyrën e menaxhimit dhe kontrollit të punimeve, duke pyetur se si është e mundur që një tunel i ri tashmë paraqet probleme serioze infrastrukturore. Pyetja mbetet, ku shkojnë paratë dhe pse puna duket e lënë pas dore?
Situata rrit shqetësimin mbi transparencën e tenderëve dhe përgjegjësinë e ministres Balluku. Qytetarët kërkojnë masa të menjëhershme për përmirësimin e tunelit dhe një përgjigje të qartë për mungesën e mbikëqyrjes, duke theksuar se siguria e tyre nuk mund të blihet me miliona euro tenderash.