Parandalohet atentati në Sarandë, shoferi pikas eksplozivin poshtë makinës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.02.2026, 11:29

Një atentat me lëndë eksplozive është parandaluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrinë të Konispolit, falë reagimit të menjëhershëm të drejtuesit të mjetit, i cili ka zbuluar eksplozivin e vendosur në automjetin e tij.

Shtetasi Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë pasi, gjatë lëvizjes në aksin Shëndëlli–Vrinë, në zonën e njohur si Kthesa e Vrinës, ka dëgjuar një zhurmë të pazakontë nga automjeti. Pas ndalimit, ai ka konstatuar praninë e një lënde të dyshuar si eksplozive në mjet.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbime të shumta policie, ndërsa më pas janë angazhuar edhe specialistët e krimeve të rënda nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s.

Sipas informacioneve paraprake, në automjetin e tipit Nissan, me targa AA 725 LG, është gjetur një sasi lënde eksplozive e vendosur në sediljen e pasme. Falë ndërhyrjes në kohë, nuk ka pasur të lënduar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa rrethanat dhe motivet e tentativës së atentatit mbeten ende të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit