Një qytetar ka dërguar një mesazh dhe një video në redaksinë e JOQ, duke denoncuar sjelljen e rrezikshme të disa shoferëve në rrugët e Tiranës. Në video duket një makinë që i del papritur përpara, një situatë që mund të shkaktojë aksidente serioze.
Ngjarja më e fundit sipas qytetarit ndodhi te mbikalimi i Rinasit, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Ai tregon se shoferët që frenojnë papritur dhe dalin si “fantazma” po rrezikojnë seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë në trafik dhe fenomeni po përsëritet shpesh.
"Përshëndetje si jeni JOQ? Ka dhe nga këta shoferet qe dalin si fantazma dhe frenojnë për të shkaktuar aksident. Mbrëmë te mbikalimi I rinasit. Faleminderit!", shkruan qytetari.
Qytetari i bën thirrje autoriteteve dhe policisë rrugore që të shtojnë kontrollet dhe të ndërmarrin masa ndaj shoferëve të pakujdesshëm.