Bujar dhe Elvis Lezo kapen me punishte dore në “Ali Dem”, 2,200 tableta ekstazi nga Italia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.02.2026, 09:58

Bujar Lezo 59 vjeç dhe Elvis Lezo 42 vjeç u arrestuan në flagrancë në banesën e tyre, e cila ishte kthyer në një laborator për përgatitjen e drogës. Dyshja dyshohet se prej disa kohësh merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e drogës, kryesisht ekstazi.

Lënda narkotike sillte nga Italia, ku siguronin kokrra ekstazie dhe pluhur që më pas e përgatisnin në banesën e tyre në zonën e Ali Dem. Sipas hetimeve, ekstazia shitej kryesisht në lokalet e natës, me çmim rreth 3 mijë lekë të reja për kokërr 30 mijë lekë.

Elvis Lezo figuron me precedent penal dhe dyshohet se kishte lidhje me një grup tjetër në Itali, që mund të furnizonte drogën për aktivitetin e tyre. Gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan 2,200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe dy aparate celularë, që dyshohet se përdaheshin për aktivitetin kriminal.

Hetimet vazhdojnë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në rrjetin e trafikut dhe për origjinën e plotë të lëndës narkotike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit