Banorët e Senishtit dy muaj të bllokuar: Topçiu i Maliqit nuk ndërhyn

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.02.2026, 09:01

Banorët e fshatit Senisht, në Njësinë Administrative Gorë, Bashkia Maliq, janë të bllokuar prej dy muajsh për shkak të gjendjes së rrugës. Ata njoftojnë se Bashkia Maliq nuk ka ndërmarrë ende asnjë masë për të rregulluar problemin, ndërsa banorët përballen me vështirësi shëndetësore dhe rezervat e zahrireve të bakteve po u mbarojnë.

Banorët i bëjnë bashkisë Maliq me kryetar Gëzim Topçiun, që të ndërhyjë sa më parë për përmirësimin e rrugës, duke theksuar se situata është e rëndë dhe po u krijon probleme të mëdha në jetën e përditshme. Ata shprehin shqetësimin e tyre dhe kërkojnë ndihmë të menjëhershme, duke nënvizuar rëndësinë e ndërhyrjes së Bashkisë për komunitetin e tyre.

"Përshëndetje JOQ! Jam një banor i fshatit Senisht, Njësia Administrative Gorë, Bashkia Maliq. Kemi 2 muaj të bllokuar dhe Bashkia Maliq nuk ka marrë asnjë masë. Kemi probleme shëndetësore dhe zahriret e bakteve po na mbarojnë. Ju lutemi të na ndihmoni për rrugën, se kemi problem shumë të madh. Me respekt për ju, Senisht, Gorë", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit