Nga punëtor ditor në “mashkulli më i pashëm i Indisë”: Historia e ‘Justin Bieber-it indian’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.02.2026, 19:51

Suraj Chavan, i njohur në rrjet si “Justin Bieber-i indian”, është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi u shpall nga rrjetet sociale si “mashkulli më i pashëm i Indisë”. Ajo që nisi si një meme dhe shaka online, sot është kthyer në famë të vërtetë, me mijëra fansa që e ndjekin nga afër.

I lindur në një fshat të vogël në Maharashtra, Suraj ka pasur një fëmijëri të vështirë. Pas humbjes së prindërve dhe me pesë motra për të mbajtur, ai u detyrua të linte shkollën që në klasën e 8-të dhe të punonte si punëtor ditor, duke fituar rreth 300 rupi në ditë, ose rreth 3.3 dollarë.

Gjithçka ndryshoi kur nipi i tij e prezantoi me TikTok-un. Videoja e parë, e xhiruar me telefonin e dikujt tjetër, u bë virale. Kjo e shtyu të vazhdonte të publikonte video të thjeshta, spontane dhe pa skenar, që e dalluan nga influencerët e tjerë.

Stili i tij, reagimet ekspresive dhe pamja që i ngjan Justin Bieber-it e kthyen shpejt në sensacion kombëtar. Sot, Suraj Chavan ka mbi 2.7 milionë ndjekës në Instagram, ka fituar “Bigg Boss Marathi”, është bërë aktor dhe siguron të ardhura nga promovimet, paraqitjet publike dhe projektet argëtuese.

Nga varfëria ekstreme në yll të rrjeteve sociale, historia e Suraj Chavan është shembulli se si interneti mund të ndryshojë jetën brenda një çasti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit