Në kyçin e dorës së socialistëve, kryesisht Rama, Balluku, Manastirliu, Veliaj dhe Kumbaro, shpesh shihet një fije e kuqe. Por kjo nuk është thjesht një aksesor mode pas saj fshihet një simbolikë e lashtë. Sipas traditës, kjo fije shërben si mburojë kundër “syrit të keq” dhe energjive negative, një mbrojtje e padukshme që njerëzit e besojnë se i ndihmon të qëndrojnë të mbrojtur dhe të përqendruar në energjitë e tyre pozitive. Për disa, është edhe një kujtesë shpirtërore që tregon lidhjen e brendshme me diçka më të madhe, një ritual i vogël që simbolizon fat dhe ruajtje.
Kabala që do të thotë “marrje” ose “pranim” është një traditë mistike hebraike që ka për qëllim të kuptojë kuptimin e brendshëm të shkrimeve të shenjta, veçanërisht Toras. Ajo studohet në katër nivele. Peshat (kuptimi i drejtpërdrejtë), Remez (nënkuptimet), Derash (interpretimi rabinik) dhe Sod, niveli më mistik dhe sekret. Pikërisht ky nivel mistik lidhet me simbolikën e energjive dhe shenjave mbrojtëse, që sot shpesh përkthehet në simbole si fije e kuqe në kyçin e dorës. Studimet e Kabalas janë përçuar gojarisht ndër breza dhe në kohët moderne janë analizuar nga studiues si Gershom Scholem dhe Martin Buber.
Në ditët e sotme, Kabala është bërë më e njohur edhe për shkak të figurave të famshme që janë shprehur hapur për interesin e tyre ndaj saj. Në botë janë përmendur emra si Madonna, Ashton Kutcher, Michael Cohen, Justin Bieber, Hailey Bieber, Ashton Kutcher, Demi Moore, Maduro si dhe shumë politikanë të ndryshëm në botë, të cilët kanë ndjekur mësime apo aktivitete të lidhura me Kabalën në qendra kulturore moderne. Edhe në Shqipëri, kur politikanë apo figura publike shfaqen me fijen e kuqe, kjo shpesh interpretohet si pjesë e këtij ndikimi simbolik global, më shumë sesa si dëshmi e një “rrethi kabalistik” të strukturuar apo një besimi të thellë fetar.