Apel për ndihmë, kërkohet gjak për një pacient të shtruar në Sanatorium

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.02.2026, 13:33

KUSH KA MUNDËSI TË KONTAKTOJ NË NUMRIN 069 35 24 782

Një apel urgjent për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkohet të paktën 4 qese gjak i çdo grupi për një pacient që ndodhet në gjendje kritike shëndetësore. I sëmuri po përballet me dy diagnoza të rënda, cerozë të mëlçisë dhe ujë në mushkëri, duke e bërë situatën jetike dhe emergjente.

Pacienti ndodhet i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” (Sanatoriumi), ndërsa familjarët e tij u bëjnë thirrje qytetarëve për ndihmë të menjëhershme, pasi çdo minutë është vendimtare.

Më poshtë është mesazhi i familjares:

Përshëndetje, ju lutem a mund të publikoni një status në faqen tuaj? Kam shtruar burrin në Sanatorium në gjendje të rëndë dhe kam nevojë urgjente për gjak. Vetë nuk mund të dhuroj, pasi kam vajzën në gji dhe nuk kam askënd tjetër këtu. Ju lutem, kush ka mundësi të më ndihmojë? Vuan nga ceroza në mëlçi dhe uji në mushkëri. Kush ka mundësi, ja numri 069 35 24 782

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit