Padre Guilherme në Tiranë! Ditën prift, natën e djeg si DJ

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.02.2026, 13:52

Në datë 7 shkurt në Tiranë do të vijë Padre Guilherme. Prifti katolik portugez ditën kryen rituale fetare dhe mban meshë për besimtarët, teksa natën bëhet DJ dhe e djeg duke dëfryer me spektatorët.

Ai nisi të luante si DJ për të mbledhur fonde për kishën, duke përdorur ritmet moderne për të afruar më shumë të rinjtë dhe komunitetin me aktivitetet fetare, por tani e ka kthyer në punë të përnatshme.

Së fundmi, ai ka organizuar evente të mëdha, përfshirë edhe një performancë të miratuar nga Papa Leoni, i cili ka bekuar kufjet që ai përdor gjatë seteve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit