Banorët e lagjes Vullnetari në rrugën “Sheh Selman Bici” në Elbasan po përballen prej vitesh me probleme të shumta infrastrukturore që ende nuk kanë gjetur zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.
Pavarësisht ankesave të përsëritura dhe kërkesave të drejtuara Bashkisë Elbasan, situata mbetet e njëjtë, duke shkaktuar vështirësi në jetën e përditshme të banorëve.
Banorët shprehen se rruga është e amortizuar, me gropa dhe papastërti, gjë që e bën të rrezikshme për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Ata shtojnë se mungesa e ndriçimit publik dhe infrastruktura e pamjaftueshme po krijojnë shqetësime të mëdha për sigurinë e fëmijëve dhe të moshuarve në lagje.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për riparimin e rrugës, vendosjen e ndriçimit publik dhe pastrimin e zonës, duke theksuar se përveç shqetësimeve të përditshme, kjo gjendje po ndikon edhe në vlerën e pronave dhe cilësinë e jetës në lagje.
Denoncimi i banorëve:
Përshëndetje JOQ ! kemi vite në këtë gjëndje dhe nuk kemi zgjidhje edhe pas shumë ankesave e kërkesave në bashki Elbasan Lagjia Vullnetari Rruga Sheh Selman Bici