Ish-truproja i Ramës kundër protestuesve të Rrjollit, i dhunoi si civil

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.02.2026, 11:34

Një incident është raportuar gjatë protestës së banorëve në Rrjoll të Velipojës kundër ndërtimit të një resorti “Blue-Borgo” të Bashkim Ulajt që po ndërtohet në tokën e banorëve të zonës. Sipas pamjeve dhe dëshmive të shpërndara në rrjetet sociale, një person me veshje civile është parë duke bërtitur dhe duke ushtruar dhunë fizike ndaj protestuesve. Qytetarët pretendojnë se personi në fjalë është identifikuar si Armand Muça.

Armand Muça ka shërbyer më herët si pjesë e stafit të sigurisë së kryeministrit Edi Rama, çka ilustrohet edhe nga fotografi të publikuara online. Pamjet e shpërndara kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa protestuesit kërkojnë sqarime për praninë dhe veprimet e tij gjatë protestës, duke theksuar se ai nuk mbante asnjë shenjë identifikuese zyrtare.

Muça është përmendur edhe më parë në situata tensioni me qytetarë, veçanërisht pas emërimit të tij si shef i Rendit në Elbasan. Banorë të zonave të ndryshme, përfshirë Labinot-Fushën dhe Bradasheshin, kanë deklaruar se ai ka qenë i përfshirë në përplasje fizike gjatë protestave, duke e përshkruar si agresiv. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet për këto pretendime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit