Banorët e Rrjollit protestë në SPAK, pronat e tyre po grabiten nga oligarku Ulaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.02.2026, 10:16

Pasi protestuan për 3 ditë në Rrjoll të Velipojës, banorët janë paraqitur sërish në dyert e SPAK, duke kërkuar ndalimin e punimeve për ndërtimin e resortit luksoz “Blue-Borgo”. Ata pretendojnë se ky investim po realizohet në tokat e tyre të trashëguara dhe se dokumentet e pronësisë janë falsifikuar, ndaj kërkojnë hetim të menjëhershëm dhe ndërprerje të punimeve.

Banorët kundërshtojnë projektin e biznesmenit Bashkim Ulaj, botues pranë familjes Berisha dhe vëllezërve të tij, Astrit dhe Ahmet Ulaj, duke e akuzuar se po ndërton në tokat e tyre të trashëguara. Kjo është hera e dytë që ata shkojnë në SPAK, pasi më 25 mars të vitit të kaluar depozituan një kallzim penal për firmën ndërtuese dhe për personat që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentat e pronave në Baks-Rrjoll.

Protestat e banorëve kanë sjellë tensione me policinë, ku një i moshuar protestues humbi ndjenjat gjatë përplasjes, ndërsa efektivët nuk ndërhynë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë. Resorti “Blue-Borgo” ka marrë statusin special si “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje” më 31 dhjetor 2024 dhe parashikon ndërtimin e vilave dhe hoteleve luksoze në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh në kufi mes Ranës së Hedhun dhe Baks-Rrjoll. Leja e ndërtimit u firmos më 15 janar 2025 nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por banorët akuzojnë se institucioni dhe privatët po përdorin dhunë për të shtypur kundërshtimin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit