Ky është zyrtari i Doganës që u gjet i vdekur në banesën e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.02.2026, 09:38

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.

Rreth orës 11:30 të datës 4 shkurt 2026, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Alush Kryeziu” ndodhej një person mashkull pa shenja jete.

Lajmi fillimisht është konfirmuar nga njësiti i emergjencës, i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes.

Patrulla policore, së bashku me mbikëqyrësin përkatës, kanë dalë menjëherë në lokacion, ku është konstatuar vdekja e Enis Thaçi rreth 52 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Burime bëjnë me dije se viktima ishte punonjës i Doganës së Kosovës, për çka është njoftuar edhe institucioni përkatës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të stacionit policor, hetimet rajonale si dhe është kontaktuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Hetimi i vdekjes”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit