Radhët e gjata te farmacia spitalore e QSUT-së vazhdojnë të shqetësojnë qytetarët, të cilët presin për orë të tëra për të marrë ilaçe me rimbursim apo medikamente të domosdoshme për trajtimin e sëmundjeve serioze, përfshirë kancerin.
Në radhët e formuara gjatë gjithë ditës shihen të moshuar, gra dhe fëmijë, të cilët detyrohen të presin në kushte të vështira, pa hapësira të mjaftueshme për të u ulur ose për t’u strehuar nga moti.
Situata thekson vështirësitë e sistemit farmaceutik publik, i cili ende nuk arrin të përballojë fluksin e pacientëve që varen çdo ditë nga këto ilaçe jetike.
Autoritetet shëndetësore nuk kanë dhënë ende një zgjidhje të menjëhershme për rritjen e kapacitetit dhe organizimin më të mirë të shërbimit farmaceutik.