Vëllai vret motrën me thikë: Ngrinte muzikën, nuk më linte të flija gjumë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.02.2026, 22:20

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Napolin, Itali, pasi 22-vjeçarja, Ylenia Musella, u vra me thikë në lagjen Ponticelli, pasditen e së martës, më 3 shkurt 2026. Vëllai i saj, Giuseppe Musella, 28 vjeç pranoi se ishte autori i vrasjes.

Sipas informacioneve nga hetimet, ngjarja ndodhi pas një konflikti familjar në banesën ku vëlla e motër jetonin. Gjatë debatit, Ylenia u godit me thikë në shpinë dhe mori plagë të rënda. Pas sulmit, ajo u transportua me makinë drejt spitalit Villa Betania nga një person që më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. E reja ndërroi jetë pak orë pasi mbërriti në spital si pasojë e plagëve të marra.

Pas incidentit, Giuseppe Musella fillimisht u largua, por më vonë u dorëzua tek autoritetet dhe pranoi përgjegjësinë për vrasjen. Burime hetimore bëjnë të ditur se ai u ka deklaruar policëve se e sulmoi motrën pas një debati që shpërtheu për shkak të muzikës me volum të lartë, e cila sipas tij e pengonte të flinte. Disa raportime të tjera sugjerojnë se konflikti mund të jetë përshkallëzuar edhe nga tensione të tjera familjare gjatë debatit.

Ngjarja ndodhi në zonën e banesave sociale Conocal në Ponticelli, një lagje e njohur për problematika sociale. Sipas raportimeve mediatike, familja kishte një histori të vështirë, ndërsa nëna dhe njerku i tyre thuhet se ndodhen në burg për çështje të tjera që nuk lidhen me këtë krim. Raportohet gjithashtu se Giuseppe kishte një të kaluar personale problematike.

Prokuroria e Napolit e ka vënë 28-vjeçarin nën akuzë për vrasje me dashje, ndërsa hetimet vijojnë për të rindërtuar plotësisht rrethanat dhe dinamikën e konfliktit që çoi në tragjedinë familjare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit