“Tentoi të vriste Donald Trump në fushën e golfit, 59-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.02.2026, 19:47

Ryan Root, 59 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm për tentativën e vrasjes së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, gjatë një incidenti të ndodhur në shtator 2024 në Florida.

Ngjarja ndodhi në Klubin Ndërkombëtar të Golfit “Trump” në West Palm Beach, në një kohë kur Trump ishte ende kandidat presidencial. Root u shpall fajtor nga gjykata për përpjekjen për ta vrarë atë.

Sipas autoriteteve, një agjent i Shërbimit Sekret Amerikan vuri re tytën e një pushke që dilte nga shkurret pranë fushës së golfit. Agjenti hapi zjarr, duke detyruar Root të largohej nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua pak më vonë, jo shumë larg zonës.

Në dokumentet para shpalljes së dënimit, prokurorët theksuan se Root mbetet “plotësisht i papenduar” dhe se “natyra e rëndë dhe e rrezikshme” e veprës penale kërkonte një dënim maksimal.

Megjithëse u deklarua i pafajshëm, Root vendosi të përfaqësonte veten gjatë gjyqit, i cili nisi më 8 shtator. Pas shpalljes fajtor nga juria, ai tentoi të vetëlëndohej në sallën e gjyqit, por u neutralizua menjëherë nga policia dhe u nxor jashtë ambientit.

Ky incident shënon atentatin e dytë ndaj Donald Trump gjatë vitit 2024. Më herët, në korrik, një person i armatosur hapi zjarr gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani. Si pasojë, një person humbi jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë edhe Trumpin. Autori i sulmit, 20-vjeçari Thomas Crooks, u vra në vendngjarje nga forcat e sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit