Korçë: Sherr në një lokal, adoleshenti godet me thikë 34-vjeçarin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.02.2026, 18:40

Një sherr i ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Korçës ka degjeneruar në përdorimin e thikave, duke lënë të plagosur një person.

Sipas të dhënave paraprake, i dyshuar si autor është një 17-vjeçar, ndërsa i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar. Burime nga policia bëjnë me dije se 34-vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti prerës dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se i plagosuri ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak ditë më parë, pasi prej vitesh jetonte në Greqi.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm mes tyre. 17-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit