Punonjësi i trenit në Gjermani vritet nga një 26-vjeçar pa biletë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.02.2026, 18:39

Një punonjës treni ka ndërruar jetë pas një sulmi gjatë një kontrolli të zakonshëm të biletave pranë qytetit jugperëndimor gjerman Kaiserslautern.

Viktima, identifikuar si Serkan C., 36 vjeç, u sulmua nga një pasagjer pa biletë të hënën në mbrëmje dhe u rrah aq keq sa ndërroi jetë 24 orë më vonë nga plagët e marra. Sulmuesi i dyshuar, një 26-vjeçar grek, u arrestua në vendngjarje dhe po hetohet për vrasje jo të qëllimshme.

Sulmet fizike dhe verbale ndaj punonjësve të Deutsche Bahn janë shtuar ndjeshëm në vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë kombëtare të hekurudhave, mesatarisht pesë punonjës sulmohen fizikisht çdo ditë, ndërsa katër të tjerë përballen me kërcënime.

Një anketë e vitit 2024 nga sindikata gjermane e hekurudhave dhe transportit (EVG) tregoi se tetë nga dhjetë punonjës kanë qenë viktima të abuzimeve verbale ose fizike, ndërsa 36% thanë se ndiheshin të pasigurt gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Shumë raportuan se janë pështyrë (43%), u janë hedhur objekte (41%) ose janë shtyrë (35%).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit