“Bossi” me Benz të kuq s’pret në trafik si të tjerët, futet disa herë kundravajtje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.02.2026, 18:11

Qytetarët që udhëtojnë çdo ditë në rrugën dytësore Tiranë–Vorë janë dëshmitarë të trafikut të rënduar dhe kaotik që karakterizon këtë aks. Gjendja e amortizuar e rrugës, e kombinuar me fluksin e lartë të mjeteve, bën që çdo ditë të krijohen kolona kilometrike.

Situata përkeqësohet edhe më tej nga drejtues automjetesh të paduruar, të cilët përpiqen t’i shmangen trafikut duke lëvizur në kundravajtje. Këto veprime jo vetëm që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, por përbëjnë edhe një rrezik serioz për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në një denoncim të fundit të mbërritur në redaksinë tonë, shihet qartë sesi një automjet tip “Benz”, me ngjyrë të kuqe, shndërrohet në burim potencial aksidenti duke kryer manovra të rrezikshme parakalimi, jo vetëm një herë, por në disa raste.

Qytetari që ka bërë denoncimin i bën thirrje Policisë së Shtetit për kontrolle dhe monitorim të shtuar në këtë segment rrugor, pasi raste të tilla, sipas tij, ndodhin çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit