Partizani mbush 80 vjeç, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.02.2026, 17:04

Më 4 shkurt 1946 u hodhën themelet e një prej klubeve që do të linin gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar. Partizani, një emër i lidhur ngushtë me suksesin dhe traditën, feston këtë të mërkurë 80-vjetorin e krijimit të tij.

Gjatë këtyre tetë dekadave, klubi i kuq ka ndërtuar një histori të pasur me trofe dhe vlerësime, duke u nderuar edhe me tituj simbolikë si “Nderi i Kombit” dhe “Legjenda e Futbollit Shqiptar”.

Në 80 vite aktivitet, Partizani ka fituar 17 herë titullin kampion të Shqipërisë, me triumfin e fundit tre vite më parë, si edhe 15 herë Kupën e Shqipërisë dhe 3 Superkupa.

Por lavdia e Partizanit nuk ndalet vetëm brenda kufijve. Të Kuqtë mbeten klubi i vetëm shqiptar që kanë në palmares një trofe ndërkombëtar, atë të Kampionit të Ballkanit, të fituar në vitin 1970. Po ashtu, Partizani ka arritur të sigurojë dy medalje argjendi në Spartakiadat e Leipzigut dhe Hanoit, në vitet 1958 dhe 1963.

Klubi kryeqytetas mban edhe një tjetër rekord historik, duke qenë ekipi i parë shqiptar që përfaqësoi vendin në një kompeticion evropian. Ndërkohë, arritja më e madhe e viteve të fundit në arenën ndërkombëtare mbetet kualifikimi deri në fazën “playoff” të Conference League.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit