Kukësit i del tymi i zi, pranë liqenit digjen mbeturina dhe goma makinash

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.02.2026, 16:28

Një situatë shqetësuese mjedisore është raportuar në qytetin e Kukësit, ku gjatë ditës së sotme është vënë re një tym i zi i dendur.

Sipas raportimit të një qytetari, pranë liqenit të Kukësit po digjen mbeturina urbane dhe goma makinash, duke shkaktuar ndotje të rëndë të ajrit.

Qytetari shprehet se tymi është përhapur në një pjesë të madhe të qytetit, ndërsa era e rëndë ndihet kudo. Djegia e gomave dhe mbetjeve konsiderohet tepër e rrezikshme për shëndetin, pasi çliron substanca toksike që dëmtojnë rrugët e frymëmarrjes dhe mjedisin.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për ndalimin e kësaj praktike dhe marrjen e masave ndaj personave përgjegjës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit