Gënjeu për regjistrimin e Shoqatës së Prokurorëve! Pasi doli bllof, Rama nis justifikimet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.02.2026, 15:10

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama u zgjua plot energji për të sulmuar gjyqtarët të cilët kërkojnë rritje rroge. Duke i cilësuar si tymnajë populiste, me deklaratat e tij, Rama tregoi dhe njëherë se po minon pavarësinë e drejtësisë.

Pas sulmeve të Ramës përmes rrjetit të tij social Facebook, erdhi dhe reagimi i Shoqatës së Prokurorëve. Shoqata vlerësoi se retorika që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk kontribuon në forcimin e shtetit të së drejtës.

Pas kësaj, në vazhdën e sulmeve të hapura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, Rama në rrjetin social X, e nisi reagimin duke e cilësuar shoqatën e prokurorëve si “ende e paregjistruar sipas ligjit”.

Kjo ishte një gënjeshtër e kryeministrit, pasi Shoqata është e regjistruar. Këtë e tregojnë dokumentet më poshtë dhe vendimi i gjykatës.

Pasi doli bllof me deklaratën e tij se shoqata e prokurorëve është “ende e paregjistruar sipas ligjit”, Edi Rama publikoi një reagim tjetër. Pasi u kap gafil, kryeministri justifikohet se nuk ka pasur qëllim të akuzojë shoqatën për regjistrim të paregjistruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit