Xhakolli u jep oligarkëve pronat e pogradecarëve, banorët në protestë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.02.2026, 13:57

Rreth 30 familje nga fshati Gurras protestuan këtë të mërkurë para Bashkisë së Pogradecit me kryetar Ilir Xhakolli, duke kundërshtuar dhënien me qira të tokave bujqësore që, sipas tyre, i kanë shfrytëzuar prej më shumë se tri dekadash. Banorët deklarojnë se janë të pajisur me dokumentacion të rregullt dhe AMTP, ndërsa ngrenë dyshime se procesi i dhënies së tokave është kryer në shkelje të ligjit.

Sipas tyre, një person që ka përfituar tokat me kontratë qiraje ka ndërhyrë duke i zaptuar dhe dëmtuar parcelat e punuara prej vitesh. Banorët theksojnë se tokat janë të regjistruara sipas ligjit 7501, me certifikata pronësie dhe detyrime të paguara, ndërsa akuzojnë institucionet për mungesë transparence dhe sqarimi mbi vendimmarrjen.

Kryeplaku i fshatit Gurras u shpreh se bashkia nuk ka të drejtë t’i japë këto toka me qira, pasi ato janë ndarë ligjërisht ndër vite. Ai paralajmëroi se banorët do të përshkallëzojnë protestën, deri në bllokimin e rrugës, nëse situata nuk merr zgjidhje, ndërsa kërkesa kryesore mbetet rikthimi i tokave në përdorimin e familjeve që i kanë punuar prej vitesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit