Zhduket pa gjurmë bariu nga Telepena, dyshime se ka rënë në lumin Vjosë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.02.2026, 13:28

Familjarët e Ylli Dines, bari 65-vjeçar nga fshati Mezhgoran i Bashkisë Tepelenë, kanë humbur kontaktet me të prej tre ditësh. Pas denoncimit të bërë në polici, forcat e rendit nisën menjëherë kërkimet në zonën ku ai ishte parë për herë të fundit.

Gjatë kontrolleve, në bregun e lumit Vjosë janë gjetur disa sende personale, konkretisht kërraba dhe velenxa, që dyshohet se i përkisnin 65-vjeçarit. Kjo gjetje ka shtuar dyshimet se ai mund të ketë rënë ose të jetë hedhur në ujërat e rrëmbyeshme të lumit.

Për pasojë, kërkimet janë përqendruar në shtratin e lumit Vjosë. Në vendngjarje ndodhen forca të Policisë së Gjirokastrës, të cilat po vijojnë operacionin për gjetjen e trupit të të moshuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit