Furnizonin Anglinë me drogë! Burg për 4 shqiptarë, një tjetër ekstardohet në Shqipëri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.02.2026, 12:51

Katër shqiptarë janë dënuar nga autoritetet britanike për përfshirje në trafikim droge, kryesisht kokainë, në zonën e Cumbria Jugore, pranë kufirit me Skocinë.

Të dënuarit janë:

Erald Sulaj, 22 vjeç, nga Boreham Wood – 33 muaj burg,

Ergys Elezi, 22 vjeç, pa adresë fikse – 30 muaj burg,

Sokratis Lleshaj, 21 vjeç, nga Barrow – 24 muaj burg

Perlat Hamza, 36 vjeç, nga Barrow – 32 muaj burg.

Një i pestë, Egzon Doci, 31 vjeç, nga Harrow, ishte dënuar më herët dhe pas përfundimit të dënimit është deportuar në Shqipëri.

Hetimi filloi më 14 mars, kur policia në Barrow-in-Furness vuri re dy persona të dyshimtë në Storey Square. Gjatë ndërhyrjes, Egzon Doci u përpoq të largohej dhe hodhi një send mbi çati, që rezultoi të përmbante kokainë. Kontrolli në banesën e tij në Rawlinson Street çoi në sekuestrimin e sasisë së drogës, parave të gatshme dhe materialeve për paketimin. Arrestime të tjera përfshinë Sokratis Lleshaj dhe Perlat Hamza, ku u sekuestruan qese me kokainë dhe shuma të konsiderueshme parash.

Më 21 korrik 2025, Erald Sulaj dhe Ergys Elezi u ndaluan në autostradën M1 në Northamptonshire, duke u lidhur me të njëjtin rrjet trafikimi. Në kontrollin e adresave të tyre në Kingston-upon-Thames, policia gjeti rreth 3 kg kokainë, me vlerë deri në 9,000 paund, dhe mbi 20,000 paund para të gatshme. Hetimi nxori në dritë një rrjet të organizuar furnizimi me drogë që vepronte në Cumbria Jugore dhe Britani të Madhe, duke çuar në këto dënime të shumta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit