Momenti kur protestuesi bie pa ndjenja, policia bën sehir

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.02.2026, 12:38

Gjatë protestës së sotme në fshatin Baks-Rrjoll, banorët dolën për të kundërshtuar ndërtimin e resortit luksoz “Blue-Borgo”, projekt i biznesmenit Bashkim Ulaj, botuesit pranë familjes Berisha dhe vëllezërve të tij, Astrit dhe Ahmet Ulaj. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, gjatë përplasjes me policinë, teksa banorët shtyheshin nga forcat e rendit, një i moshuar protestues nuk u ndje mirë dhe ra pa ndjenja, ndërsa efektivët nuk ndërhynë për t’i dhënë ndihmën e parë, duke bërë sehir.

Resorti “Blue-Borgo” ka marrë statusin special të “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje” më 31 dhjetor 2024 dhe është projektuar nga sh.p.k. “Aba Blue Borgo”, për të ndërtuar vila dhe hotele luksoze në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh, në kufi mes Ranës së Hedhun dhe Baks-Rrjoll. Leja e ndërtimit për këtë kompleks gjigant u firmos më 15 janar 2025 nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por banorët vijojnë të protestojnë, duke akuzuar privatin dhe institucionet shtetërore se po përdorin dhunë për të shtypur kundërshtimin e tyre ndaj projektit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit