Tensione në Baks-Rrjoll! I moshuari bie pa ndjenja gjatë protestës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.02.2026, 11:52

Situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës është përshkallëzuar gjatë protestës së banorëve kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë. Gjatë përplasjes me forcat e policisë, një i moshuar që ishte pjesë e protestës ka rënë në tokë pa ndjenja, duke shkaktuar shqetësim dhe tension mes protestuesve.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, në momentet e para asnjë punonjës policie nuk i është afruar për t’i dhënë ndihmën e parë të moshuarit. Po ashtu, nga pamjet rezulton se ai nuk është transportuar ende drejt spitalit, ndërsa banorët vijojnë të kërkojnë ndërhyrje urgjente mjekësore dhe ndalimin e përdorimit të forcës gjatë protestës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit