Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adresën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.02.2026, 09:22

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se ka ndryshuar lokacion.

Ambasada tani ndodhet në rrugën Besa Imami 6, 10000, Prishtina.

Përmes një njoftimi, është shpjeguar në detaje se se si mund të arrihet deri te objekti.

“Jemi zhvendosur! Adresë e re: Rr. Besa Imami nr. 6, 10000, Prishtina Rruga është e re dhe mund të mos shfaqet në të gjitha hartat. “Besa Imami” kthehet nga Rruga Robert Doll menjëherë pas Raiffeisen Bank (Nr. 99) drejt kompleksit “Beni Dona”. Ambasada është 100 metra përpara në të djathtë. Për ta bërë vizitën tuaj edhe më të lehtë, mund të na gjeni në Google Maps”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit