Pasi ktheu IdentiTek në qendër qokash dhe abuzimesh, shkarkohet Freskida Halilaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.02.2026, 08:56

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimit nga detyra. Freskida Halilaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024.

Gjatë drejtimit të “IdentiTek” nga Freskida Halilaj, e cila u emërua drejtoreshë në tetor 2024 pas shkarkimit të Loinës Prifti, kompania e pasaportave dhe kartave të identitetit u kthye në një qendër abuzimesh dhe qokash, ku Halilaj urdhëroi zgjatjen e kontratës me “AFIS and Biometrics Consulting Inc” për shërbime IT biometrike, pavarësisht se kontrata ishte përmbushur dhe mungonin raportet dhe provat për ndërprerje të punës, duke kërcënuar vartësit me “firmos ose ik” dhe shkarkuar ata që refuzuan.

Tenderi për këtë kontratë, ku morën pjesë Deloitte Albania, ATIS LLC dhe Biometrics Consultech ABC, u gjet me shkelje nga auditimi i Ministrisë së Brendshme për mungesë dokumentacioni, argumentimi përzgjedhjeje, specifikime teknike dhe llogaritje fondesh, duke favorizuar fituesin me 684,000 euro pa bazë të duhur. Halilaj dyshohet të mos ketë përvojë dhe ndoshta as diplomë të arsimit të lartë, ka emëruar besnikë dhe njerëz joprofesionistë në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, si dhe këshilltarë e drejtorë, ndërsa profesionistët që kundërshtonin urdhrat e saj largoheshin, duke kthyer “IdentiTek” në një strukturë ku paratë e shtetit keqpërdoren dhe vartësit janë nën kontroll të plotë të drejtoreshe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit